Vajza e deputetit të PS po përpiqet të përçajë protestën e studentëve

Dy studentë të fakultetit të Ekonomisë ishin të ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 për të folur për protestën e studentëve që pritet të rinisë të hënën.
Andi Varosi dhe Manuela Xhaxho thanë se protesta do të rinisë me të njëjtin intensitet deri sa të përmbushen kërkesave e studentëve.
Të pyetur nëse protesta është e politizuar, studenti Varosi akuzoi vajzën e deputetit socialist Pjerin Ndreu se po përpiqet të përçajë protestën.
“Në këtë protestë i kemi parë të gjitha. Kjo protestë na ka bërë CIA se kemi filluar të hetojmë dhe ne vetë. Kryeministri në momentin që nxorri 11 VKM në fund tha një fjali: Unë do të kap protestën e studentëve. Ju garantoj juve se protestat e studentëve që nga fillimi e deri në fund nuk ka shans ta kapë kush. Kur nuk e kanë kapur deri tani, s’do e kapin.
Çfarë është tentuar këto ditë pasi dështuan? Jo më përmes forumeve që dështuan, por është tentuar me eksponentë të veçantë. Ishte një grup i vogël studentësh me datën 2, se mora vesh që do takoheshin, atje u takuam me 15 studentë dhe takimi ishte organizuar nga një vajzë, dhe vajza sapo filloi ai që quhej takim doli në krye të tavolinës dhe tha sot jemi mbledhur këtu se kemi vendosur që me dt 7 të organizojmë një koncert përballë korpusit për të shtensionuar situatën.
Pyetja është pse duhet ta bëjmë këtë? Se kemi protestuar mbi 30 ditë dhe s’kemi bërë asnjë gërvishtje. Ne do protestojmë para kryeministrisë se vetëm ai thotë se na ofron zgjidhje dhe aty do e vazhdojmë luftën tonë. Protesta s’është tallava. Personi që e ka bërë këtë është Renalda Ndreu, vajza e deputetit socialist Pjerin Ndreu”, tha Varosi.

Ata dhanë arsyet se pse protesta duhet të vahzdojë dhe pse e konsiderojnë tallje “paktin për universitetin të paraqitur nga Rama.
“Protesta do të rinisë të hënën dhe do vazhdojë pa afat deri kur të përmbushen kërkesat e studentët. Ne do jemi argumentat pse protesta do vazhdojë dhe pse e konsiderojmë tallje paktin për universitetin të paraqitur nga Rama. VKM-të nuk janë zgjidhje për kërkesat e studentëve. Se ne me pak orë rrëzuam pikën për tarifat për provimet e mbartura. Këto VKM janë nxjerrë vetëm nga presioni i protestës me idenë që studentët do kthehen në mësim e do lenë protestat. VKM nuk janë garanci për ne. Ligji i ri thjesht ka thelluar më shumë problemet e 28 viteve. Ne kemi kërkuar përmbushjen e kërkesave me amendamente të ligjeve dhe jo VKM. Ekspertët juristë që do vlerësojnë situatën dhe pastaj do shohin çfarë ka ndodhur me ligjin. Ligji i ri duhet të jetë më i mirë se ai që kemi dhe me njerëzit e duhur për ta zbatuar”, tha Varosi.
“Po të shohim çdo fjalim të kryeministrit kapet me tarifën e regjistrimit, që në çdo universitet është 20 mijë lekë të vjetra. Por ne kemi folur për tarifën e shkollimit”, u shpreh Xhaxho.

49574330 213436549599131 4693358455103160320 n

Exit mobile version