“Lekë ose për bujqësinë, ose tek 7×7-313”, Basha me fermerët në Pezë Helmës: Do u kthejmë dinjitetin fermerëve, 100 mln euro subvencione, 50 mln euro për infrastrukturën bujqësore

Lulzim Basha, bashkë me kandidatin Saimir Lika zhvulluan një takim me fermerë në Pezë Helmës në Tiranë.

Basha foli për programin e Koalicionit Euroatlantik për bujqësinë, i cili parashokon 100 milion euro subvencione në vit për fermerët dhe 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore. Sipas tij, duke e kthyer vëmendjen tek subvencionet, tek infrastruktura rurale, kthehet shpresa që fermerët të jetojnë me dinjitet, në shtëpinë e tyre dhe me tokat e tyre.

Për këtë, ai tha se vota më 11 maj të hidhet që lekët ose të shkojnë për subvencione, ose për shokët e Ramës tek 7×7-313.

“Sa janë, 150 milionë euro në vit. 100 milionë subvencione, 50 milionë euro për infrastrukturën. Pse s’i ka shteti këto, siguriosht që i ka. Vetëm vitin e kaluar nga taksat e shqiptarëve kanë harxhuar 7.2 miliardë, dhjetëra qindra herë më shumë. Kështu që, duke e kthyer vëmendjen tek subvencionet, tek infrastruktura rurale, ne e kthejmë shpresën që ju të jetoni me ndershmëri e me dinjitet, në vendin tuaj, në shtëpinë tuaj, me tokat tuaja, me djersën tuaj. Se subvencioni çfarë bën, zeron koston e fidanëve, të farave, të plehrave, të pesticideve, të plugimit. Dhe gjitha çfarë vjen si vlerë e shtuar që shisni produktin në treg, vjen si fitim për ju.

Më 11 maj lekët o vazhdojnë i marin prap shokët e Edi Ramës, ose kthehen në xhepat tuaj si subvencione. Lekët o i marin, e i vjedhin ata, ose i bëjmë rrugë, i bëjmë ujësjellës, i bëjmë kanalizime, i bëjmë vaditje e kullim. Kaq e thjesht është. Se nuk është situate s’ka lekë, lekët janë, po i vjedhin ata tek vendi, tek 7×7-313” – tha Basha.

Exit mobile version