Ermir Lenjani i premton besnikëri Rennes. Futbollisti i kombëtares shqiptare u përfol disa herë për një largim nga skuadra ku u rikthye këtë vit pas huazimit te Nantes, madje mediat franceze e bënë fakt të kryer transferimin e tij te Guingamp, por gjithçka u prish në momentin e fundit me Lenjanin që e filloi sezonin me Rennes, skuadër te e cila ndihet mirë dhe premton maksimumin nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, në të cilin shkruan.
“Javët e fundit është shkruar shumë për mua dhe reagimet më kanë prekur. Unë ndihem mirë te Rennes ku dua të jap më të mirën. Dua të vijoj rrugën në Bretanjë ku fillimi nuk ishte i lehtë, pasi pata dhe atë dëmtim që më mbajti jashtë fushe për ca kohë. Mundësitë për t’u aktivzuar te Rennes në fillim ishin të komplikuara, ndërsa mundësia për të qëndruar në Ligue 1 m’u dha nga Nantes, kështu që pata mundësinë për të luajtur, për të përjetuar eksperiencën e Europianit dhe të isha gati për kthimin në Bretanjë. Tani unë ndihem më mirë fizikisht dhe dua të jap më të mirën për klubin dhe fansat”, u shpreh Lenjani.
Është ky postimi i Lenjanit që në 5 javët e para të kampionatit francez është aktivizuar në dy ndeshje me Rennes, ku duket i vendosur për të shfaqur vlerat e tij.