“Leverkusen fitore bindëse 3-1 me Augsburg

Bajer Leverkusen rikthehet në garë për një vend në Champions. Aspirinat fituan 3-1 ndaj Augsburgut në transfertë, duke marrë suksesin e dytë radhazi pas atij me Eintracht Frankfurt. Formacioni i Schmidt përfitoi maksimalisht nga gabimet në mbrojtje të bavarezëve që dy golat e parë i pësuan, pasi u hapën në qendër. Bellarabi ishte ai që ngriti siparin e golave me realizimin e tij të minutës së 23-të.
Nga ky moment protagonist ishte Chicarito që shënoi dy herë, teksa për herë të parë në këtë ndeshje topin në rrjetë e dërgoi në të 40-ën.
Augsburg u mendua se u rikthye në ndeshje me Kohr në të 60-ën, por festa e vendasve zgjati shumë pak, pasi sërish meksikani arriti të shënojë duke vulosur dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi që në minutën e 65-të me golin e 1-3.

Exit mobile version