Ligji ndalon tenderat për të dënuarit, Bego i Ballës fitoi dhjetra milionë euro, pse hesht Prokuroria?

Partia Demokratike ka zbuluar detaje të reja lidhur me trafikantin biznesmen Edmond Bego. Rezulton se biznesmeni i dënuar për trafik droge në Itali, ka përfituar miliona euro nga tenderat e Buxhetit të Shtetit në një kohë kur ai ishte në prag falimenti.
Ndaj, këshilltari ligjor i PD, Gazmend Bardhi, i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë pas kësaj afere, ku deri më tani ka rezultuar qartë se mbështetja kryesore e trafikantit që fiton tendera publikë është kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla.
“PD i bën thirrje Prokurorisë të Shtetit të kthehet në krye të detyrës dhe të fillojë menjëherë procedimin pasuror ndaj Edmond Begos dhe kush ka ndërmjetësuar që mikut të Taulant Ballës t’i jepen tendera në kundërshtim me ligjin. Heshtja e Ballës tregon qartë se krimi i organizuar ka kapur shtetin”.
Deklarata e këshilltrait Ligjor të PD, Gazment Bardhi
Prej gati një jave Partia Demokratike ka sjellë prova, të bazuar në dokumenta zyrtarë se trafikanti i drogës, Edmond Bego, u shndërrua në biznesmnen të fuqishëm pas miqësisë familjare që lidhi me Taulant Ballën.
• 10 milionë euro të përfituar nga punimet në rrugën Tiranë Elbasan
• 1 miliard lekët për ndërtimin e nënstacionit të Librazhdit
• 3 miliardë lekët në disa punë të tjera publike kryesisht në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan.
Pra, rreth 14 milionë euro nga buxheti i shtetit janë fakte të mjaftueshme që prokuroria të nisë kryesisht hetimin për të provuar se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste,

Taulant Balla ka bërë rolin e sekserit për shumëfishimin e pasurisë së trafikantit të drogës, kompania e të cilit, para miqësisë familjarëe me Taulant Ballën, ishte në prag falimenti dhe 2 herë nën sekuestro.
Shqiptarët duhet të mësojnë sot se përfitimi i miliona eurove nga miku i dënuar për trafik droge i Taulant Ballës është bërë në kundërshtim të hapur me ligjin për prokurimin publik.
Ligji për prokurimin publik parashikon qartë se organet shtetërore duhet të përjashtojnë nga një procedurë prokurimi çdo ofertues, kur ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale. Sipas këtij ligji, është detyrë e autoritetit shtetëror kontraktor që të marrë informacionet e nevojshme për integritetin dhe gjendjen personale të një ofertuesi.
Ky ligj është në fuqi në Shqipëri që nga viti 2006, por nuk zbatohet për mikun e Taulant Ballës, që përfiton miliona euro nga Buxheti i Shtetit, në kundërshtim me ligjin.
Sot Taulant Balla, që u mburr me mikun e tij trafikant droge dhe me qeverinë e tij që nuk i kishte dhënë mbrojtje politike, ka detyrimin t’u shpjegojë shqiptarëve:
• Si qenka ligji i njëjtë për këdo, kur ai nuk zbatohet për mikun e tij?
• A e ka ndihmuar ai mikun e tij Edmond Bego, të dënuar për pjesëmarrje në organizata kriminale të përfitojë tendera publikë në kundërshtim me ligjin?

• Kush i ka detyruar dhe ka ndërmjetësuar me organet shtetërore që t’i japin mikut të Taulant Ballës tendera dhe miliona euro nga paratë e shqiptarëve, në kundërshtim të hapur me ligjin?
Taulant Balla prej disa ditësh hesht, në një përpjekje të dëshpëruar për të fshehur atë që e mendojnë të gjithë, se është pikërisht ai personi i pushtetshëm që i ka siguruar trafikantit të drogës akses në kundërshtim me ligjin në paratë dhe pasuritë e shqiptarëve dhe se ky akses në miliona euro është burimi i miqësisë familjare që Taulant Balla ka me ish anëtarin e bandës së Lushnjës.
Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë së shtetit të kthehet në krye të detyrës dhe të mos bëhet mburojë e krimit të organizuar me mbështetje politike!
Prokuroria ka sot detyrimin të fillojë menjëherë procedim pasuror ndaj Edmond Begos, si dhe procedim penal për të hetuar tenderat publikë që ai ka fituar, kush ka ndërmjetësuar me organet shtetërore që t’i japin mikut të Taulant Ballës tendera dhe miliona euro nga paratë e shqiptarëve, në kundërshtim të hapur me ligjin.
Heshtja e organit të prokurorisë është një këmbanë e fortë alarmi se tashmë Shqipëria është nën diktaturën e krimit të organizuar, që jo vetëm qeveris vendin nëpërmjet Edi Ramës, por kontrollon edhe çdo institucion të pavarur në vend.
1 1

Exit mobile version