Mbrëmë u zhvillua Nata Shkodrane në Tiranë tek Liqeni Artificial, ku ishin të ftuar këngëtarë të njohur shkodranë që kënduan muzikë popullore shkodrane.
Kryetari i bashkisë si një makinë propagande mashtron njerëzit duke krijuar idenë që në Tiranë po punohet dhe Tirana po zhvillohet, bëri edhe mbrëmë të njëjtën gjë. Veliaj u përpoq të bëntë edhe mbrëmë propagandë, por nuk shkoi ashtu siç e parashikoi ai.
Bëri këtë koncert si shumë të tjerë për të larguar vëmendjen nga problemet e Tiranës, siç janë këta të fundit ku mund të përmendim: shpërthimin e gazit tek çerdhja dhe situatën e Teatrit Kombëtar.
Mbrëmë Veliaj për të bërë propagandë bëri live në adresën e tij në Instagram, po që u gozhdua me komente negative. Këtë gjë Veliaj nuk e priste dhe u detyrua ta mbyllte live-n shumë shpejt.
Tek fotoja e mëposhtme shikohet kur një kometues i shkruan Veliajt: ‘Rilindas m**ti’. Nuk munguan as komentet e tjera negative të cilat tregonin hapur pakënaqësinë e qytetarëve ndaj kryetarit të bashkisë.