Low: “Ronaldo dhe Fernandes janë të frikshëm, por ne jemi gati”

Portugali-Gjermani është ndeshja më e bukur e ditës së sotme në “Euro 2020”. Dy ekipet e grupit F, përplasen mes tyre në “Allianz Arena” duke nisur prej orës 18:00.

Para ndeshjes ka folur në konferencë për media trajneri i Gjermanisë, Joachim Low. Duke analizuar kundërshtarin, në veçanti foli për Cristiano Ronaldon dhe Bruno Fernandesin.

Low kërkon sonte vetëm fitore, pasi në këtë mënyrë do t’i mbajë gjallë shpresat për kualkfikim pas humbjes nga Franca në sfidën e parë.

“CR7? Ronaldo bën gjithmonë diferencën, por edhe Bruno Fernandes është një lojtar që po paraqitet shumë mirë. Gjithsesi, ne jemi një kolektiv i thurur mirë, grupi është më i rëndësishëm se individi te Gjermania. Jemi gati”, deklaroi Low.

“Duhet të jemi më të cinikë dhe të mprehtë në sulm nëse duam të mposhtim një skuadër si Portugalia dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë në Euro 2020. Kemi ambicie dhe vendosmëri shembullore. E kemi të qartë se, pavarësisht humbjes me Francën, mund të përmbysim gjithçka dhe të ndryshojmë situatën. Duhet të jemi shumë konkretë kur sulmojmë, kjo është mënyra e vetme për të triumfuar nesër”.

Exit mobile version