Trukimi/ Ndeshja që çoi pas hekurave arbitrin dhe zyrtarin e klubit të futbollit

Trukimi i një ndeshje futbolli të kategorisë së dytë të luajtur më 1 Mars 2020 ka çuar pas hekurave një arbitër dhe zyrtarin e një klubi.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ishte takimi mes Këlcyrës dhe Përmetit, për të cilën ishte rënë dakort që të trukohej. Referuar përgjimeve, ndeshja u vendos që të dilte 1-0 në favor të Përmetit dhe ashtu ndodhi, shtuan të njëjtat burime.

Lidhur me rastin, policia arrestoi këtë të Shtunë Qerim Ruçin, arbitër i ndeshjeve të futbollit dhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”.

Ndaj të dyve, Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, caktoi të Enjten masat e arrestit me burg, që u ekzekutuan këtë të Shtunë nga Policia.

Exit mobile version