Lufta në Lindjen e Mesme/ Çmimi i naftës së papërpunuar rritet me 5% pas deklaratave të Biden

Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit me 5% sot pasi Presidenti Biden tha se SHBA po “diskutonte” mundësinë e sulmit të Izraelit ndaj industrisë së naftës të Iranit, në përgjigje të sulmit me raketa të Teheranit në Izrael të marten.

Irani është prodhuesi i shtatë më i madh i naftës në botë, duke eksportuar rreth gjysmën e prodhimit të tij jashtë vendit – kryesisht në Kinë. Që nga breshëria e raketave të Iranit mbi Izraelin, çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur 10% në 77 dollarë për fuçi për naftën kryesore Brent.

Edhe tani, ato mbeten nën nivelet e parë në fillim të këtij viti, pasi kërkesa më e dobët nga Kina dhe oferta e bollshme nga Arabia Saudite veprojnë për të mbajtur çmimet poshtë.

Por përshkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme dhe kërcënimi i përshkallëzimit të mëtejshëm, tani po ndjek tregjet e naftës. Një shqetësim i veçantë është nëse ndonjë përshkallëzim mund të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës duhet të kalojë një e treta e trafikut të cisternave të naftës dhe një e pesta e gazit të ngrirë LNG.

Biden i lë dyert e hapura Izraelit që të godasë rezervat e naftës së Iranit

Presidenti i SHBA, Joe Biden I pyetur nëse do të mbështeste Izraelin që të godiste rezervat e naftës të Iranit si hakmarrje për sulmin masiv me raketa të së martës kundër Izraelit, Biden e la derën hapur, duke u thënë gazetarëve: “Ne jemi në diskutime për këtë” por “asgjë nuk do të ndodhë sot; do të flasim për këtë më vonë.”

Dje, Biden e bëri të qartë se nuk e mbështet një sulm izraelit ndaj vendeve bërthamore iraniane.

Presidenti nuk pranoi të përvijojë se çfarë sanksionesh po shqyrton SHBA kundër Iranit, duke i thënë një gazetari: “Unë do t’i tregoj para se t’ju them juve.”

Ai shtoi se nuk kishte asnjë përditësim për të ndarë mbi pengjet që ende mbahen nga Hamasi në Gaza.

Exit mobile version