Mafia e ilaçeve dhe urdhëri i Drejtoreshës së Beqos

KOMISIONI I SHENDETESISE - Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Shendetesise, ku eshte diskutuar per shkurtimet e personelit shendetesor ne spitale, buxhetin e vitit 2016 dhe paketen fiskale./r/n/r/nHEALTH COMMITEE - Health Minister Ilir Beqaj, speaks during a session of Labour, Social Issues and Health Parliamentary Committee.

Disa dokumente të siguruara nga HashtagAL zbulojnë se si një drejtoreshë e fuqishme në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka mbështetjen direkte të kryeministrit Rama, i ka bërë shantazh të paligjshëm kompanive private dhe u ka kërkuar të tërhiqen nga tregu. Bëhet fjalë për drejtoreshën e Farmaceutikës në ministri, znj. Shpresa Bello dhe për ilaçin e leuçemisë  ‘Fludarabine 10 mg’, për historinë e të cilit HashtagAL, publikoi një MEMO konfidenciale një javë më parë. Pasi ministria zvarriti kompaninë që kishte përfaqësinë zyrtare të këtij ilaçi, në lojë hyri kompania ‘Incomed’, e cila siguroi të drejtën e tregtimit në një kohë rekord, për 48 orë. Por diçka ka ndodhur më pas, dhe drejtoresha Bello, e cila më herët e kishte mbështetur kompaninë ‘Incomed’ më pas ndryshoi qëndrim dhe në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare i ka kërkuar kësaj kompanie të tërhiqej. Veprimin e drejtoreshës e zbulon ky dokument, i nënshkruar nga administratori i kompanisë ‘Incomed’ më 10 nëntor 2015, dokumenti informon Fondin e Sigurimit Shëndetësor mbi situatën.
Shkruan administratori në letrën zyrtare:
Për vitin 2015, subjekti ‘Incomed’ dhe Fondi kanë lidhur kontratë dypalëshe për medikamentin e pa regjistruar Fludarabine-10 mg. Gjatë muajit korrik 2015, drejtoresha e Farmaceutikës pranë Ministrisë së Shëndetësisë, znj.Shpresa Bello, ka kërkuar prej nesh të ndërpresim kontratën, pasi do nënshkruhej me një subjekt tjetër. Lidhur me këtë situatë të re për ne, nga ana jonë është kërkuar shtyrja e kontratës deri në përfundimin e stokut datë 31 gusht 2015, dhe më datën 1 shtator 2015, sipas kërkesës së drejtoreshës Farmaceutike pranë Ministrisë, nga ana jonë është paraqitur kërkesa për dorëheqje nga kontrata dypalëshe për medikamentin Fludarabine-10 mg. Pas dorëzimit të kërkesës nga ana jonë, në mënyrë verbale na është komunikuar ndërprerja e kontratës, pasi ajo ishte lidhur me subjektin tjetër.
Nga kjo situatë, ‘Incomed’ ndërpreu importin e medikamentit pas datës 1 shtator 2015, duke theksuar se deri më 31 gusht 2015, nuk ka pasur mungesa në treg për këtë medikament.  Ditët e para të muajit nëntor 2015 jemi njoftuar se kontrata jonë dypalëshe nuk është ndërprerë ashtu siç na ishte komunikuar nga drejtoresha Farmaceutike pranë Ministrisë. Gjatë kësaj periudhe, ky medikament është tregtuar nga subjekti tjetër, pra një arsye më shumë kjo për të verifikuar që kontrata jonë është ndërprerë.  Duke u gjetur në këtë situatë dhe njoftimit në faqen online të farmacive dhe kërkesës së tyre, morëm masa të shpejta, duke paraqitur një kërkesë për leje-importi pranë Ministrisë së Shëndetësisë, për të cilën jemi në pritje. Duke shpresuar që ky informacion të merret në konsideratë, ju falenderojmë për mirëkuptimin”.
Por si kishte ndodhur që një drejtoreshë e Ministrisë kishte ndërhyrë jashtë çdo kompetence për t’i dhënë urdhër të tërhiqej një kompanie që kishte lidhur kontratën ndërkohë? Paligjshmërinë e veprimit të drejtoreshës Bello, e zbulon një tjetër shkresë interesante. Ish-zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, në muajin tetor ka paralajmëruar drejtoreshën Bello se ishte duke shkelur ligjin në mënyrë arbitrare. Në këtë dokument, Milva Ekonomi i kujton drejtoreshës Bello se ishte duke shkelur haptazi listën e miratuar me vendim qeverie. Kishte lidhur një kontratë që shpërfillte vendimin e qeverisë.
Milva Ekonomi i shkruante kështu znj.Bello më 12 tetor 2015: Bazuar në shkresën tuaj drejtuar FONDIT, më datë 11 shtator 2015, ku sugjerohet që të lidhet kontratë me subjektin ‘Rejsi Farma’ për barin ‘Fludarabine-10mg’, dëshiroj të theksoj se të dhënat e barit të propozuar nuk janë të plota dhe nuk përputhen me ato të LBR-2015, miratuar me vendimin e qeverisë të datës 4 mars 2015”. Me një gjuhë të moderuar dhe të kujdesshme, ish-zv/ministrja Ekonomi, i kujtonte drejtoreshës Bello se kishte shkelur në mënyrë flagrante ligjet dhe vendimin e qeverisë.
Në fakt, znj.Ekonomi, kishte arsye të tregohej e kujdesshme, pasi pushteti real i drejtoreshës Bello në ministri, shpesh herë ja kalon dhe ministrit Beqaj, për shkak se znj.Bello është një lidhje direkte e kryeministrit Rama. Të afërm të saj kanë poste të larta në Administratën Doganore dhe Tatimore, mbështeten pa ekuivok nga kryeministri dhe kanë dritë jeshile të shpërfillin dhe ministrin.

HashtagAL

Exit mobile version