Majko tregon historinë e Baton Haxhiut: Kishte pirë pak dhe shante serbisht…

Pandeli Majko e ka një kunj me Baton Haxhiunj. DEri disa javë më parë Majko ka qenë i heshtur, por duket se tani ka nisur të flasë dhe kritikat e para të hapura i ka me një nga njerëzit më të afërt me të cilin rama këshillohet. A mund të jetë këshilluar Rama me Batonin edhe për listën e deputetëve ku Majko është I 19-ti në Tiranë?

Pjesë nga reagimi:

“Batonit ia ka parë hajrin Kosova dhe nuk besoj se do bëjë ndonjë hajër këtu duke nxitur historira të çuditshme. Historitë e PS janë shumë të ndryshme nga të zotit Haxhiu. Kur dëgjoj këta tipa më kujtohet një histori me mikun tim Moikom Zeqo, kemi qenë të ftuar në një konferencë ndërkombëtare. Pas natës së 2 a të 3 më troket Moikomi në derë, më thotë se kam parë një gjë të tmerrshme. Ajo që kishte ndodhur ishte se një nga intelektualët nga Kosova kishte pirë pak më shumë se sa duhet dhe kishte nisur të shante në serbisht, por zakonisht kur shan, shan në gjuhën e nënës”, tha Majko.

Exit mobile version