Kosova i përgjigjet Ramës: Vaksina kineze, e palicensuar, prandaj e refuzuam

Dje qeveria e Kosovës ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Shqipëria për vaksinimin e mësuesve, ku para disa ditësh, kryeministri Edi Rama bëri me dij se pas mundësimit të vaksinimit të mjekëve nga Kosova, shteti shqiptar do të ndihmojë edhe në vaksinimin e mësuesve kosovarë.

Ky vendim, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, është marrë pasi vaksina kineze Sinovac, ende nuk është licencuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.

“Për mësuesit tanë na janë ofruar vaksina Sinovac të Kinës. Natyrisht për shkak se e ajo nuk është e licencuar dhe aprovuar nga EMA për përdorim në Evropë dhe kjo bie ndesh me ligjet tona”, ka thënë Sami Uka, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.

Exit mobile version