Malltezi publikon dokumentat: Ja dy mashtrimet e Ramës për borxhin publik dhe lotarinë kombëtare

Anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar në rrjet dy nga mashtrimet e rradhës së Kryeministrit Edi Rama.

Malltezi ka publikuar një foto, ku në 2013 deklaronte se do të ulte borxhin publik nga 63 % sikundër pretendonte se ishte. Ndërkohë që me 6 vitet e qeverisjes së tij, borxhi shkoi në 78 %.

Premtimi i dytë i Ramës, që sërisht rezulton një mashtrim, kishte të bënte me lotarinë kombëtare, për të cilën tha se do t’ia kthente publikut. Në fakt, sipas Malltezit, ai ia dha motrës së kopukut të Librazhdit, bëhet fjalë për Taulant Ballën.

69329435 10157298096623190 4706363916723159040 o

Exit mobile version