Manchester United synon Fabregas

LONDON, ENGLAND - AUGUST 23: Cesc Fabregas of Chelsea during the EFL Cup match between Chelsea and Bristol Rovers at Stamford Bridge on August 23, 2016 in London, England. (Photo by Catherine Ivill - AMA/Getty Images)

Cesc Fabregas është gati për të nisur një eksperiencë të re në Angli. Mesfushori i Chelseat ka ngjallur interesin e Manchester United e Liverpool dhe “Blutë e Londrës” nuk do t’i kundërvihen dëshirës së lojtarit, por për ta lënë të lirë do të kërkojnë rreth 35 milionë euro. 29-vjeçari ka një kontratë që e lidh me Chelsean deri në vitin 2019, por Conte është i lëkundur nëse mund t’i besojë çelësat e mesfushës dhe në këtë mënyrë, Mourinho e Klopp kanë përfituar nga kjo situatë, duke hedhur grepat. Gjatë këtij sezoni, lojtari spanjoll edhe pse nuk e nisi titullar, ka arritur të bindë trajnerin italian, duke fituar përherë e më shumë hapësira.
Ai numëron 25 ndeshje, ku në 10 prej tyre është nisur titullar. Në rast largimi të Fabregas, Chelsea mendon të afrojë 22-vjeçarin e Onaco, Tiemoue Bakayoko, i cili ndiqet gjithashtu edhe nga disa klube të tjera në Angli, Gjermani e Itali. Por nëse Manchester United dhe Liverpool planifikojnë goditje me profil të mesëm në mesfushë, në krahun tjetër Manchester City dhe Pep Guardiola janë gati të hapin thesin për t’i ndryshuar fytyrën skuadrës. Sheiku Mansur Al Khelaifi është gati t’i nënshkruajë një çek të majmë prej 150 milionë paund trajnerit të tij. Prioritet në klubin e “Citizens” është Kyle Walker dhe Jose Gaya, ndërsa një tjetër objektiv është edhe Hector Bellerin.
Edhe porta do të ndryshojë emër pas dështimit të Claudio Bravos, i cili u ble me këmbëngulje nga trajneri katalanas, por pas një sezoni, ai nuk ka arritur të ruajë besimin e klubit, ndërsa për Jesus Navas, Guardiola do të propozojë një kontratë të re. Në këtë mënyrë, merkatoja verës pritet të jetë shumë e nxehtë në Premier League, ku dy skuadrat e Manchesterit do të hedhin sërish miliona paund në lojë për të afruar disa nga emrat më të lakuar në Britani dhe jo vetëm.

Exit mobile version