Manjani: Ligjërisht më 18 qershor s’ka zgjedhje

Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, ku PS dhe LSI kërkuan shtyrjen e afatit të regjistrimit si koalicion në KQZ.
Manjani shkruan se, “tashmë zgjedhjet nuk drejtohen nga ligji, as Kushtetuta! Politika e konfliktit ia arriti të dalë mbi ligjin! Ligjërisht s’ka zgjedhje më 18!”.
Për shkak të situatës politike dhe ngërçit mes partive, ku opozita prej më shumë se 2 muajsh ka bojkotuar Kuvendin dhe është në protestë, duket se të gjitha afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor do të shkelen.
Pas tejkalimit të 10 prillit si data limit kur partitë mund të regjistroheshin për zgjedhje, tashmë digjet dhe 19 prilli si data e regjistrimit të koalicioneve.

Exit mobile version