Përshëndes fillimin e punës së përfaqësuesve të SPAK dhe BKH në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK “Mbi komunikimin e ndërsjelltë efikas dhe bashkëpunimin reciprok lidhur me hetimet mbi vepra penale gjatë periudhës zgjedhore të zgjedhjeve të Kuvendit të Shqipërisë 2025”
Fenomeni i blerjes së votës kërkon reagim të shpejtë, me qëllim identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo veprimi që cenon integritetin e votës së lirë dhe tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve.
Prania e SPAK dhe BKH është një garanci thelbësore për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sidomos në një qark shumë problematik si ai i Korçës, ku përdorimi i punonjësve dhe pozicioneve të punës në administratë, intimidimi i bizneseve dhe veçanërisht blerja e votës me lekë, ka ricikluar një grusht njerëzish majtas dhe djathtas, që kanë kapur për fyti këtë qark.
Korça meriton më shumë
️Voto 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
️Voto Marinela Ziu