Taulanda Jupi: Shqipëria me dinjitet fillon me respektin për pensionistët

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Taulanda Jupi, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, shprehet se pensionistët janë  një nga shtresat më të neglizhuara të shoqërisë shqiptare. Ajo thekson se respekti për brezat e moshuar është themeli i një Shqipërie të drejtë dhe të fortë.

“Së bashku me z. Lulzim Basha, u ndalëm të çmojmë punën, sakrificën dhe dinjitetin e pensionistëve tanë,” shkroi Jupi, duke e konsideruar përkujdesjen ndaj tyre jo thjesht një detyrim social, por një themel moral mbi të cilin duhet të ngrihet politika publike.

Në planin konkret, Koalicioni Euroatlantik, shkruan Jupi, angazhohet për:

  • Rritje të pensioneve me 5% çdo vit;
  • Indeksim të pensioneve me dyfishin e inflacionit;
  • Bonus dinjitoz prej 250,000 lekësh çdo tre muaj për më të varfrit.

“Ne nuk premtojmë për t’u pëlqyer. Ne punojmë për të merituar besimin,” thekson Jupi, duke e lidhur dinjitetin e Shqipërisë së nesërme me mënyrën se si trajtohen ata që sakrifikuan dje.


Postimi i plotë i Taulanda Jupit, kandidate për deputete në Tiranë:

Së bashku me drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik, z. Lulzim Basha, u ndalëm të çmojmë punën, sakrificën dhe dinjitetin e pensionistëve tanë.

Nuk ka Shqipëri të fortë pa respekt për ata që ndërtuan këtë vend me duart dhe mendjen e tyre. Nuk ka progres të ndershëm pa mbështetur ata që gjithë jetën dhanë, dhe sot meritojnë të marrin.

Një shoqëri që nderon të moshuarit, ndërton një të ardhme me rrënjë të forta.

Për këtë arsye, Koalicioni Euroatlantik ka një angazhim të palëkundur:

️✅Rritje të pensioneve me 5% çdo vit;

Indeksim të pensioneve me dyfishin e inflacionit;

✅Bonus dinjitoz prej 250,000 lekësh çdo tre muaj për ata që kanë më shumë nevojë.

Ne nuk premtojmë për t’u pëlqyer. Ne punojmë për të merituar besimin.

Shqipëria me dinjitet fillon me respektin për brezat që na mësuan të qëndrojmë në këmbë.

✅ Voto Taulanda Jupi

✅ Voto Koalicioni Euroatlantik 4️⃣

#vototaulandajupi

#voto4

#votokoalicionieuroatlantik

#syte4ne11maj

#11Maj

#miremediell

#fushate

Exit mobile version