Marrëveshja me Italinë për refugjatët, qytetarët e Lezhës paralajmërojnë protestë: Mos prano përdhosjen e Shqipërisë

Pas marrëveshjes së firmosur nga Edi Rama me homologen e tij italiane Georgia Meloni për pritjen e refugjatëve në Shëngjin, banorët e Lezhës kanë njoftuar një protestë ditën e sotme.

Ata deklarojnë se sot është ‘dita e marshimit për vendin tonë, qytetin ku jemi lindur e rritur!’.

“Lezhës së Besëlidhjes në një Lampedusa të dytë është e papranueshme! Shndërrimi i Shëngjinit në kazan emigrantësh, nuk do të lejohet! Marshojmë për të ardhmen tonë, të familjeve tona, për Lezhën! Mos prano përdhosjen e Lezhës dhe Shqipërisë! Bashkohu sot ne orën 15:00, në shëtitoren e Drinit, tek ish aneksi dhe MARSHO!’, thuhet në njoftimin që i paraprinë protestës.

Exit mobile version