PD, Çollaku: Rreth 900.000 shqiptarë kanë vështirësi për të shlyer faturën e energjisë elektrike

Nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku, në një dalje për mediat ka thënë se ‘buxheti i qeverisë për vitin 2024 i vendos pensionistët përpara zgjedhjes: ose bukën e gojës, ose faturën e energjisë’.

Gjithashtu, deputeti demokrat ka thënë se ‘900.000 shqiptarë kanë vështirësi apo pamundësi për të shlyer faturën e energjisë elektrike’, ndërkohë që qeveria nuk parashikon asnjë masë subvencionuese për këtë kategori.


DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI I PD, KRESHNIK ÇOLLAKU

“Prej ditësh po diskutohet projektbuxheti për vitin 2024, buxhet i cili nuk jep asnjë mbështetje domethënëse për familjet e varfëra.

Gjatë vitit 2023 qeveria mburej për mbështetjen e shtresave në nevojë lidhur me pagesën e faturës së energjisë elektrike por ky projektbuxhet nuk jep mbështetje financiare shtesë për faturat e energjisë elektrike për shtresat në nevojë për vitin 2024!

Janë rreth 900.000 shqiptar (pensionistë dhe familje në nevojë) të cilët kanë vështirësi apo pamundësi për të shlyer faturën e energjisë elektrike.

Të nderuar qyterar, nga njëra anë kemi rritje të cmimeve dhe shtrenjtim të kostove të jetesës në vitin 2024 (sipas inflacionit të parashikuar) dhe nga ana tjeter asnjë para shtesë për familjet në nevojë dhe pensionistët për të përballuar së paku faturën e energjisë eleltrike.

Pensionistët dhe shtresat në nevojë i duhet të zgjedhin që të paguajnë bukën e gojës dhe ilaçet ose faturën e energjisë elektrike?”

Exit mobile version