Marseille do të tregojë ambicien e saj, duke bërë një merkato të rëndësishme për sezonin e ardhshëm. Pronarët e rinj kanë vendour një buxhet të konsiderueshëm për Rudi Garcian dhe Dr. Sportiv Zubizarreta, ka nisur punën për goditjet që do të bëjë. Mbrojtja pritet të përforcohet dhe emri më i pëlqyeshëm për spanjollin është ai i Aymen Abdenour, mbrojtësit tunizian të Valencias. 27-vjeçari nuk luan rregullisht dhe kërkon të ndryshojë ambient dhe Marseille për të do të ishte një rikthim në Francë, ku më parë ka luajtur me Monacon dhe Toulouse.