Një gol në fund i Raul Garcias, afron gjithnjë e më shumë me kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm, Athletic Bilbaon. Skuadra baske me një finalizim të ish-mesfushorit të Athleticos së Madridit in extremis, triumfoi me rezultatin 0-1 në Estadio Municipal de Ipurua, përballë Eibarit, skuadrës surprizë të këtij sezoni. Për formacionin trajnerit e Jose Luis Mendillibar, Europa do të mbetet thjeshtë një ëndërr pas kësaj disfate.
Ishte një ndeshje e luajtur më mirë nga vendasit e Eibarit, por në fund fitoi eksperienca e Bilbaos që me këtë sukses u ngjit në vendin e 6-të. Pjesa e parë nuk prodhoi pothuajse asgjë, ndërsa në minutën e 56-të, gjërat u ndërlikuan ndjeshëm për Eibarin, pasi mbrojtësi argjentinas Escalante u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë të tijët me një lojtar më pak në fushë. Pavarësisht përpjekjeve të Eibarit për të bërë diçka golin e gjeti skuadra e Ernesto Valverdes me Raul Garcian në minutën e 94-të.