Mashtrimi i radhës i politikës së vjetër!

Nga Sidi Hasanaj

Dje, administrata Trump urdhëroi një ngrirje të përkohshme të të gjitha ndihmave dhe granteve federale për të rishikuar përputhshmërinë e tyre me politikat e reja të administratës, veçanërisht ato që lidhen me iniciativat për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen e grupeve të ndryshme në shoqëri.

Ky vendim që në SHBA shkaktoi konfuzion dhe shqetësime në agjencitë federale dhe shtetërore, duke ndikuar në programe kritike si Medicaid dhe arsimi për familjet me të ardhura të ulëta, çuditërisht në Shqipërinë e vogël krijoi një fortunë edhe më të madhe në një gotë të vogël.

Përballë sfidave ligjore administrata Trump vendosi të tërheqë urdhrin fillestar, por në Shqipëri hovi i histerikëve nuk u ndal.

Në Shqipëri ka një ushtri të tërë imbecilësh dhe të pafytyrësh që bërtasin
“SPAK po fabrikon prova për dy politikanët e ndershëm dhe patriot, Sali Berisha e Ilir Meta, për ti dhënë fitoren Edi Ramës në 11Maji”

Sipas kësaj kategorie fanatikësh, Sali Berisha jo vetëm që është simboli i politikanit të pakorruptuar, por Altin Dumani dhe prokurorët e SPAK janë vegla të PS, përmes financimeve të Soros.
Siç ka ende njerëz që vajtojnë për kohën e QEnverit, që adhurojnë Edi Ramën, ka dhe nga këta të marrë, fatkeqësisht.

Por le ta analizojmë këtë narrativë të tyre, dhe të shohim kontradiksionet e mëdha që dalin në pah:

Nëse Soros financon SPAK, çfarë lidhje ka urdhëri i presidentit Trump mbi buxhetin e SHBA?

Ose SPAK financohet nga “Shoqëria e Hapur” e Soros, ose financohet nga thesari i shtetit amerikan, nga taksat e amerikanëve!!

Të dyja bashkë nuk qëndrojnë.

E padashje, nga ngazëllimi prej të ligësh e të marrësh, armata anti drejtësi në Shqipëri dje tregoi se ata e dinin që SPAK dhe GjKKO financohei prej taksave të amerikanëve, jo Xhorxh Soros… Trump nuk frenoi financimet e Soros, por të shtetit Amerikan.

E dyta, a financon vërtet SHBA SPAK dhe GjKKO-në? Nëse po, në ç’formë?

Sali Berisha, Edi Rama, oligarkët e tyre dhe shërbëtorët e tyre mediatik, e dinë fare mirë që në katin e tretë të godinës së SPAK, është një departament i tëri me ekspertë Amerikan të FBI dhe agjensive hetuese amerikane.

Kjo është ndihma që SHBA i jep SPAK!
E asiston, e blindon, e armatos me ekspertë të saj për të hetuar dhe zbuluar pasuritë e Sali Berishës, Ramës, Metës, ministrave dhe ish ministrave, gjithë moçalit politik të Shqipërisë.

Pagat, fondet e SPAK, mbrojtjen e tyre, e realizon vetëm një burim:
Buxheti i Shtetit Shqiptarë!

Por hajdutët e djeshëm, dhe aspirantët për hajdutët e nesërm, bashkë me hajdutët e sotëm, kanë të ngulitur në trurin e tyre vetëm formën e tregtisë së gjësë së gjallë!
“Jepi ca lek, të na bëj një punë që të kapim më shumë lek, më shumë plaçkë”

Kaq di Saliu, kaq kupton Rama… kaq besojnë hienat e oborrit të tyre që lëpijnë buzët e fërkojnë barkun për kockat e pushtetit.

SPAK financiarisht mbahet me taksat e Shqiptarëve, ekspertizën e asiston SHBA dhe BE, mbrojtjen politike e jep po SHBA dhe BE!

Ekspertët e FBI që zbuluan pronat e Argita Berishës në 6 kryeqytete të Europës, janë Amerikanë që paguhen në borderon e administratës Amerikanë… pavarësisht se ku punojnë me mision! Fondet e tyre jo vetëm që nuk u prekën nga Presidenti Trump, por u zotua se do ndihmojë edhe më fort amerikanët që luftojnë terrorizmin, korrupsionin, trafiqet, krimin etj!

Një ushtar amerikan që lufton terrorizmin në X vend të botës, njësoj si një agjent i FBI që lufton korrupsionin në Shqipëri, është pjesë e borderosë së SHBA-ve, jo ndihmë me grante e SHBA ndaj vendeve të tjera.

Mjeranët e Berishës këtë bëjnë sikur nuk e kuptojnë. Përse? Sepse ata ngazëllohen nëse në Shqipëri ikën Altin Dumani dhe rikthehet përsëri Llala, ilpn SPAk dhe GjKKO dhe riktheht Gjin Gjoni, Zhukri, prokurorët që mbyllnin sytë për çdo plaçkitje që i bëhej këtij vendi!

Megjithatë, koha do ju tregojë çdo gjë, rruga e tyre ka vetëm një destinacion: fundin politik dhe penal!

Exit mobile version