Partia Demokratike në Qarkun Elbasan ka denoncuar dje mashtrimet e Qeverisë Rama për përfundimin e rrugëns Elbasan-Tiranë. 7 kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Qarkut të Elbasanit ishin dje në hyrje të tunelit të Kërrabës për të denoncuar atë që ata e konsiderojnë si një nga mashtrimet më të mëdha të Edi Ramës, ndërtimin e rrugës Elbasan-Tiranë.
Në një deklaratë për shtyp, kryetari i PD, Elbasan, Aurel Bylykbashi u shpreh se, “jemi këtu për të protestuar për urrejtjen e “Qeverisë Rama” ndaj qytetarëve të Elbasanit. Prej katër vitesh këtu nuk hidhet asnjë lopatë dhe nuk punohet”.
Ai ka akuzuar Taulant Ballën, deputetët socialstë dhe kryetarët e bashkive në qark që nuk ngrenë zërin. Madje kryebashkiakët i ka denoncuar se e kanë mendjen të bëjnë pazare me tenderat.
Në fund Bylykbashi deklaroi se, së shpejti PD e Elbasanit do të nisë aksionin politik duke ftuar qytetarët elbasanas që të bllokojnë tunelin në mënyrë që të detyrojnë qeverinë të mbarojë rrugën.