Maskat terror, dhunojnë dhe grabisin dy tregtarë në Vlorë

Persona të armatosur dhe të maskuar sulmuan dy tregtarë në Sevaster të Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, në orën 6:00 të mëngjesit. Të maskuar dhe me armë grabitësit u kanë dalë para tregtarëve, të cilët blinin mallra për tregtim në fshat. Bëhet e ditur se grabitësit ushtruan dhunë ndaj tyre dhe u morën 2 milionë lekë që kishin fituar nga shitja e lopëve. Dyshohet se, tregtarët ishin ruajtur nga grabitësit që nga momenti kur ishin nisur nga shtëpia e tyre në një fshat të Beratit në drejtim të tregut në Vlorë. Policia është vënë në kërkim të autorëve, por nuk ka asnjë provë për identifikimin e tyre.

Grabitet kazinoja në mes të Tiranës

Një kazino pranë Ministrisë së Drejtësisë u grabit pak para mesnatës. Nuk dihen shumë detaje për ngjarjen, por burime nga policia thanë se personi që kreu grabitjen ishte i armatosur me një thikë, ka kërcënuar punonjësit dhe ka marrë paratë nga kasa për t’u larguar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie. Policia bëri të ditur se, grabitësi është arrestuar me paratë në xhep. Ai quhet Drilon Niko.

Exit mobile version