Matuidi: Fatmirësisht, këtë herë Ronaldon e kemi në anën tonë

Pas fitores kundër Holandës, Franca festoi fitoren e Kampionatit Botëror së bashku me të gjithë tifozët e vet në “Stade de France”. Një nga protagonistët e mëdhenj, ashtu si në fushë, ishte Blaise Matuidi, i cili më pas i tregoi këto emocione për “Gazzetta dello Sport”:
“Unë nuk dua të largohem nga kjo skenë. Ky është një nga ato momentet e ndarjes së gëzimit me tifozët francezë, të cilin mund ta përjetoni një herë në jetën tuaj dhe mund ta tregosh për fëmijët dhe nipërit. Jam krenar dhe i nderuar që kam provuar një moment të tillë. Njëzet vjet do të flasim për ndeshjen tonë në “Stade de France”, për festën me tifozët dhe ekipin”.
Mesfushori pastaj e zhvendosi vëmendjen e tij te Juventusi: “I yni është një grup i vështirë në Ligën e Kampionëve. Këtu nuk kam parasysh vetëm Manchester United, por edhe Valencian. Sidoqoftë, ne jemi të gatshëm. Kemi punuar shumë për t’i luajtur të gjitha kartat tona në të dyja drejtimet: kampionat dhe Ligën e Kampionëve. Ne kemi një ekip shumë të fortë, me shumë lojtarë, të cilët mund të shprehin veten e tyre gjatë sezonit”.
Më tej, dy fjalë edhe për CR7: “Ronaldo ka diçka të ndryshme. Ne jemi duke folur për dikë, që ka fituar pesë Champions. Mund të themi se është më i miri në botë. Ne jemi të lumtur që ta kemi në skuadrën tonë. Sigurisht që përvoja e tij është ajo, që ka fituar shumë, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Kjo do të na ndihmojë në momentet kyçe të sezonit. Ne e kemi provuar në kurriz atë që Ronaldo mund të bëjë, por fatmirësisht, këtë herë e kemi në anën tonë”.

Exit mobile version