Sporti që ju zgjat jetën

Sipas një studimi të fundit, thuhet se nëse luani rregullisht tenis, mund të shtoni rreth 10 vjet në jetën tuaj. Tenisi mund të jetë sport më i mirë sesa çiklizmi, vrapimi apo noti – dhe ekspertët mendojnë se aspekti social i tij luan një rol të madh.
Lojtarët e tenisit mund të jetojnë mesatarisht 9.7 vjet më shumë se dikush që nuk e ushtron, lojtarët e badminton 6.2 vite dhe futbollistët gati pesë vjet. Por sportet më solitare kanë më pak ndikim në jetëgjatësinë e njerëzve – çiklistët jetojnë mesatarisht 3.7 vjet më shumë, notarët 3.4 vjet dhe vrapuesit vetëm 3.2 vite.
Studiuesit thanë se ndërsa rritja e frekuencës së zemrës përmes stërvitjes është e rëndësishme për jetëgjatësi, lidhja me njerëzit e tjerë është gjithashtu me rëndësi jetike.
Gjatë studimit, të udhëhequr nga Qendra Shëndetësore e Shën Lukës në Qytetin e Kansasit, u monitoruan të dhenat shëndetësore dhe të mënyrës së jetesës së 8,577 njerëzve.
Sipas studimit njerëzit që nuk frekuentojnë asnjë sport kanë më tepërgjasa të vdesin të rinj. Por ka gjithashtu dallime në jetëgjatësi mes njerëzve që luajnë lojëra të ndryshme.
Ndonëse çiklizmi ishte sporti më popullor në studim, lojtarët e tenisit jetonin mesatarisht gjashtë vjet më gjatë. Ekspertët thanë se nuk mund të tregojnë nga ky studim se pse tenisi shton më shumë vite në jetë sesa të tjerët, por dyshohet se ndërveprimi shoqëror mund të jetë i rëndësishëm.
“Ne e dimë nga hulumtimet e tjera që mbështetja sociale siguron uljen e stresit”, tha shkrimtari James O’Keefe për New York Times.
Pra, duke qenë me njerëz të tjerë, duke luajtur dhe duke bashkëvepruar me ta, ashtu si bëni kur luani lojëra që kërkojnë partner ose ekip, ndoshta ka efekte unike psikologjike dhe fiziologjike.
Rritja e ritmit të zemrës është e rëndësishme, por duket sikur lidhja me njerëzit e tjerë është gjithashtu e rëndësishme.
Këshillohet që njerëzit që ecin ose udhëtojnë të konsiderojnë gjetjen e një partneri ose grupi për t’u bashkuar me ta, për të nxitur efektet afatgjata të shëndetit.

Exit mobile version