Mbappe, pasardhës i Cristiano Ronaldos

Ish-futbollisti i Francës beson se Real Madridi do të sigurojë “Cristianon e ri” nëse transferojnë Mbappen. Kylian Mbappe shihet si pasardhës i Cristiano Ronaldos te Real Madridi, për këtë ish-reprezentuesi i Francës, Christophe Dugarry, ka kërkuar urgjentisht nga Los Blancos që të rrëmbejnë talentin e Monacos.
Ish-futbollisti i Francës ia bëri të qartë Realit se, Mbappe ka një të ardhme të ndritur: “Duhet seriozisht të merret një vendim”. “Sinqerisht, nëse Mbappe nuk shkon në Real Madrid, do të jetë gabim më i madh i Realit”, shtoi ai. “Ai është ylli i ri i futbollit dhe duke parë moshën e Ronaldos, ai duhet të përfundojë në Madrid. Reali është klubi më i mirë në botë”, theksoi mes tjerash Dugarry.
Ndërkohë, drejtuesit e Arsenalit duan që ta shesin Alexis Sanchez. Sipas tabloidit britanik, “The Sun”, drejtuesit e Arsenalit duan që ta shesin Alexis Sanchezin gjatë kësaj vere. Këtë vendim klubi londinez e ka marrë, pasi nuk duan që ylli i Kilit që largohet si lojtar i lirë në verën e ardhshme, përcjell “Express”.
Manchester City dhe Bayern Munich janë klubet që duan ta transferojnë ish-anëtarin e Barcelonës. Por, Arsenal nuk do të pranoj oferta për kilianin, të cilat janë nën 50 milionë funte (56 milionë euro). Kurse, Arsen Wenger në vend të Sanchezit në Emirates që synon ta transferojë yllin e Francës dhe Lyonit, Alexandre Lacazette.

Exit mobile version