Futbollisti më i mirë i Europianit të futbollit për 21-vjeçarët, si dhe yll në ngritje i Spanjës së të ardhmes. Dani Ceballos nuk e priste që vetëm në harkun e pak ditëve të kthehej në lojtarin më të kërkuar të merkatos në vendin iberik, me Barcelonën dhe Realin e Madridit që i kanë dhënë jetë një “El Clasico”-je për të firmosur me talentin.
Galaktikët janë gati menjëherë të paguajnë 15 milionë eurot e klauzolës së kontratës, që e lidh Ceballos me Betisin e Sevijës, por katalanasit hynë gjithashtu në tratativa për të provuar një “Remuntada”. Gjysmësulmuesi i kombëtares spanjolle, që u mund në finale nga Gjermania, u zgjodh futbollisti më i vlefshëm i turneut.
Ai, 21 vjeç pritet t’i mbushë më 7 gusht, por ka një vizion loje, shpejtësi dhe goditje fantastike. Dani Ceballos ka një pasion për Romën, por ëndrra e tij e vërtetë është të luajë me gjigantët e futbollit iberik. Vetë talenti pranoi se është në dilemë për të vazhduar karrierën, duke qenë i vetëdijshëm se, ndoshta është ende shpejt që ai të jetë protagonist jashtë fushës, i një derbi Real-Barcelona.
Ish-trajneri i Real Madridit e Spanjës, Vicente del Bosque, ka shprehur dëshiron e tij që Alvaro Morata të qëndrojë pavarësisht se lidhet fuqishëm me një kalim te Manchester United. Sulmuesi 24-vjeçar i Spanjës është synimi kryesor i Manchetser United, për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimoviçin, që lëndoi ligamentet ndaj Anderlecht në muajin prill, çka edhe shtyri “Djajtë e Kuq” që të mos t’ia rinovojnë kontratën.
De Bosque, që ka fituar Ligën e Kampionëve në stolin e Los Blancos, thotë se, por të ishte në vend të Zinedine Zidane, Morata do të qëndronte në Madrid. “Këto janë vendimet e lojtarëve”, tha ai për “El Transistor” kur u pyet nëse duhet Morata të largohet nga “Bernabeu”. “Nëse do të isha trajner i Real Madridit do të doja që ai të qëndrojë. Ai është sulmues premtues i përfaqësueses së Spanjës dhe Madridi nuk duhet të lejojë më të mirët të largohen”.
Paris Saint Germain vendos emrin mes skuadrave kandidate për shërbimet e James Rodriguez. Sipas portalit “Goal.com”, klubi parizien ka nisur bisedimet me futbollistin kolumbian, e ardhmja e të cilit duket se është larg Realit të Madridit.
Gjithnjë sipas “Goal.com”, drejtuesit e klubit parizien kanë nisur prej kohësh punën për lëvizjet që do të bëjnë në merkato, me synim përforcimin e skuadrës në mënyrë që të rikthehet te titulli kampion në Francë.
Në listën e dëshirave të Paris Saint Germain janë shënuar tashmë emrat e Agueros, Sanchez, Mbappe, e tani atyre u shtohet edhe James Rodriguez, agjenti Jorge Mendes, i të cilit ka shumë miqësi me drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henrique. Duket se është pikërisht Mendes, që po shtyn James Rodriguez drejt klubit transalpin, ashtu siç bëri edhe me mbrojtësin Pepe, i cili do të lërë klubin iberik për të kaluar në Francë.