Mbeti i plagosur në atentatin në Vlorë! 35-vjeçari tregon momentet e tmerrit: Në fillim mendova se ishin fishekzjarrë, kur mbaruan krismat pashë se…

Armand Spahiu, 35 vjeçari që mbeti i plagosur në ngjarjen e të mërkurës në mbrëmje në qytetin e Vlorës.

Ai ka treguar ato pak momente të tmerrit. Armandi tregon se fillimisht ka menduar se janë fishekzjarrë dhe është shtrirë përtokë, teksa kur kanë mbaruar krismat është ngritur, ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur.

Armand Spahiu thotë se dy efektivë të policisë pas ngjarjes e kanë çuar në spital.

Armand Spahiu ndërkohë tregon se çdo ditë punon si shitës tek fruta perimet tek një njeriu i tij.

Ai thotë se punon për të mbajtur familjen kundrejt një page prej 2500 lekësh të reja në ditë.

Siç tregon edhe vetë është e vetmja rrogë që ka në shtëpi, me të vetmet të ardhura që mbahet familja e tij. Në spital ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka dalë me dëshirën e tij

Në atentatin mafioz të ndodhur të mërkurën në mbrëmje 80 gëzhoja kallashnikovi u derdhën në drejtim të 30 vjeçarit Kejvin Hajrulla. Një prej plumbave ka kapur në këmbë 35 vjeçarin Armand Spahiu

Exit mobile version