SKANDALI/Berisha pranon se amnistia ishte kundër SPAK, por nuk mban përgjegjësi për bashkimin e votave me Ramën për lirimin e të korruptuarve

Sali Berisha, në konferencën e ditës së sotme për mediat, komentoi fajlen e gjobave për të ndërtimiet pa leje, duke akuzuar se ky ligj u bë për klientët e qeverisë. Ai e ilustori flajen e gjobave duke e krahasuar me amnistinë penale të votuar në Parlament në 4 prill, me 111 vota, duke akuzuar minstrin e drejtësisë Manja për abuzim në këmbim të ryshfetit.

“Është e njëjta gjë siç veproi ministri Ulsi Manja me ligjin e amnistisë. Ligji i amnistisë përjashtonte të gjithë ata që ishin të dënuar nga Gjykata Speciale dhe të hetuar nga Prokuroria Speciale. Ulsi Manja kundër shumave përrallore që ka marrë, ka shkelur ligjin dhe ka gjetur variante për të amnistuar të paktën, ka shifra të ndryshme por e sigurt është që 30, 40 janë amnistuar në kundërshtim me ligjin. Duke shfrytëzuar teknikalitete me të cilat ai ka marrë një shumë përrallore parash, për të nxjerr ata që sduhet të dilnin nga burgu.” – deklaroi Berisha.

Mirëpo kjo deklaratë tingëllon sot hipokrite, pasi Berisha dhe deputetët e tij mbështetën propozimin e mazhorancës, madje sulmuan Bashën dhe grupimin e tij kur ngriti pretendime, të faktuara si të vërteta edhe nga kreu i SPAK Dumani, se amnistia po përdorej për të liruar të hetuarit nga SPAK dhe të dënuarit nga GJKKO.

Ndoshta Berisha po përipqet të distancohet nga ai që u quajt gjerësisht si një pazar mes tij dhe Edi Ramës, për të trysnuar SPAK, si një akt force i parlamentit për të liruar të dënuarit për korrupsion. Në fakt amnistia shënoi një njollë turpi për Parlamentin ku Rama dhe Berisha përodrën deputetët e tyre për të përcjellë mesazhe kërcënuese drejtësisë, që u pasqyrua edhe në progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, në të cilin amnistimi i të korruptuarve u denoncua si një goditje për punën e SPAK.

Tema e amnistisë u trajtua për muaj me radhë si një nga etapat e marrëveshjes Rama-Berisha, e cila kulmoi me mbylljen e listave.

Sot, ai që i dha votat Ramës për të liruar të korruptuarit, duke mbajtur në burg apo nën procese penale protestuesit e opozitës, del dyfish fajtor. Së pari sepse Berisha dhe grupimi i tij akuzuan Bashën se po përhapte gënjeshtra kur ky i fundit paralajmëronte se amnistia po përdorej për qëllime anti-SPAK, madje refuzoi të bashkonte votat me PS-në për këtë ligj, duke treguar koherencë dhe standart politik të lartë. Së dyti, Berisha pranon se me amnistinë që votoi u liruan të korruptuarit, pra akuza që ngriti me të drejtë Basha, por ndërkohë Berisha nuk mban asnjë përgjegjësi për aktin e tij, duke u sjellë si i përdorur nga Edi Rama.

Në të dyja rastet sjellja politike është e pafalshme, sepse ai që akuzon të tjerët për pazare, sapo u vetë denoncua për një pazar anti-drejtësi me Edi Ramën.

Exit mobile version