Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës/ Përfaqësuesit e PD-së kërkesë për të anuluar miratimin e buxhetit, nuk u zbatua asnjë procedurë

Përfaqësuesit e PD-së në Këshillin Bashkiak Tiranë, i janë drejtuar me një kërkesë Prefektit të Qarkut të Tiranës, për të anuluar vendimet e marra në mbledhjen e datës 22 dhjetor 2023.

Sipas këshilltarëve të PD-së, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, që ishte ajo e miratimit të buxhetit, nuk u respektua asnjë procedurë normale, duke u shkelur Rregullorja e Këshillit Bashkiak dhe Ligji për Vetëqeverisjen Vendore.

“Perpjekjet tona per te perfaqesuar qytetaret e Tiranes do te vijojne, ne Keshill dhe jo vetem. I sigurojme qytetaret, qe do te ndjekim te gjitha rruget e tjera institucionale per te vene ne vend dinjitetin dhe te drejtat e shkelura te qytetareve te Tiranes nga vendimarrjet abuzive, te shprehura ne Keshill nga kartonat dhe duartrokitjet arrogante te keshilltareve te PS dhe PSD.” – shkruan në një reagim kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD-së, profesoresha e njohur Enriketa Papa.

Më poshtë reagimi i plotë:

Grupi i keshilltareve bashkiake te Partise Demokratike e Shqipërisë, i ka drejtuar nje kerkese Prefekti i Qarkut Tiranë, per te anuluar vendimet e marra ne Mbledhjen e Këshilli Bashkiak Tiranë, te 22 Dhjetorit 2023.

Ne ate mbledhje, pas nderhyrjes se nje keshilltari nga koalicioni “Bashke Fitojme”, kryetarja e Keshillit Bashkiak perjashtoi nga mbledhja keshilltarin e BF dhe pas nje pushimi 5 minutesh konsultimi, vetem me Kryetarin e Bashkise dhe kryetarin e Grupit te keshilltareve te PS, pa mbledhur kryesine e keshillit bashkiak, dhe pa ju dhene fjalen asnje nga kryetareve te grupeve te tjera, per procedure, dhe duke mos lejuar asnje keshilltar tjeter te merrte fjalen, ka shkelur Rregulloren e Keshillit Bashkiak dhe Ligjin per Veteqeverisjen Vendore, duke ju mohuar dhe shkelur te drejtat e keshilltareve bashkiake te PD, gjate mbledhjes se Keshillit.

Perpjekjet tona per te perfaqesuar qytetaret e Tiranes do te vijojne, ne Keshill dhe jo vetem.

I sigurojme qytetaret, qe do te ndjekim te gjitha rruget e tjera institucionale per te vene ne vend dinjitetin dhe te drejtat e shkelura te qytetareve te Tiranes nga vendimarrjet abuzive, te shprehura ne Keshill nga kartonat dhe duartrokitjet arrogante te keshilltareve te PS dhe PSD.

facebook 1703421298173 7144666764613221716

Exit mobile version