Mbyllja e TikTok dhe vrasja e Martin Canit, gazetari zbulon mesazhet e babait të 14-vjeçarit: Djali nuk e përdorte platformën, as Snapchat-in!

Ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu njoftoi mbylljen e përkohshme të platformës TikTok në vendin tonë.

 

Qeveria vendosi ndërprerjen e aksesit në TikTok në territorin e Shqipërisë për një periudhë 12-mujore, deri në momentin që kjo platformë të zbatojë standardet e sigurisë dhe moshës për përdoruesit e mitur.

Lidhur me këtë vendim të qeverisë foli në studion e News 24, gazetari Osman Stafa.

Teksa e cilësoi vendimin ekstrem, Stafa tha se ky veprim nuk adreson problemin kryesor që çoi në vendimin përkatës.

Kujtojmë se qeveria propozoi mbylljen e TikTok pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij në shkollë, pas një debati që ata kishin në rrjete sociale. Por me sa duket Martini nuk kishte TikTok.

Screenshot_36

Gazetari duke cituar fjalët e babait të Martinit, tha se adoleshneti i ndjerë nuk ishte përdorues i TikTok.

“Babai i Martin Canit më shkruan tani dhe më thotë se djali i tij nuk ka pasur TikTok. Edhe për Snapchat-in më thotë se nuk ka pasur informacion se ka qenë përdorues i këtij aplikacioni…për mua Snapchat është platformë më e rrezikshme. Duhet të kuptojmë qartazi se cili është interesi i qeverisë, që e mbyll TikTok 2 muaj para zgjedhjeve…Pra si ka mundësi që mbyllet TikTok dhe jo Snapchat?”, tha gazetari.

Artikulli paraprakSot festa e mësuesit/ Nga 2000 deri në 30000 lekë, sa po u kushton 7 Marsi shqiptarëve
Artikulli tjetërAjola Xoxa paraqitet në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë