Nga Mirela Karabina
I paprecedentë “guximi” i Edi Ramës për të shkuar deri në një institucion prestigjioz të krenarisë amerikane FBI-së për të ndaluar rrotacionin politik në Shqipëri.
Akti kriminal i Edi Ramës ndaj demokracisë, pluralizmit dhe Lulzim Bashës përmes korrupsionit, ashtu si dhe incerenatorët, është goditja e shekullit ndaj shqiptarëve: qytetarët shqiptarë janë dënuar të vidhen dhe të qëndrojnë nën qeverisjen e inkriminuar të Edi Ramës.
Dhe, Lulzim Basha të pëbaltet politikisht si asnjë lider shqiptar në histori, vetëm mesazhe denigruese ndaj tij janë 50 milion.
Dhe gjithçka për të qëndruar në pushtet Edi Rama dhe kasa politike 33 vjeçare duke ruajtur me çdo mjet status quonë.
A ka më rëndë se kaq!
Por, falë aleatit tonë strategjik, SHBA-së, drejtësia amerikanë sot i ka zhveshur lakuriq përballë botës mbarë.
Falë aleatit tonë strategjik po bëhet e mundur ndëshkueshmëria e munguar ndaj funksionarëve dhe politikanëve të lartë, e cila është mbatur peng nga vetë politika 33 vjeçare.
Në antitezë me Edi Ramën e McGonigalit dhe të incerenatorëve dhe gjithë establishmentit që iu bashkua në këtë betejë të turpshme e të pashoq të mashtrimit me “rubla ruse”, qëndron Lulzim Basha dhe Partia Demokratike.
Shumë lart dhe larg prej tyre, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë jashtë këtij moçali të pashoq politik ndaj dhe goditen sa në mënyrë perverse, aq dhe kriminale.
Të qëndrueshëm në qëllimin e tyre në shërbim të qytetarëve dhe koherentë në akte, ata sot janë e vetmja shpresë që Shqipëria do të mund të ecë drejt zhvillimit europian.
Pasi Lulzim Basha dhe PD qëndrojnë përballe qytetarëve me integritet moral e të pakorruptuar dhe në luftë me të.
Sot nuk ka më dilema si për shqiptarët dhe ndërkombëtarët, Edi Rama është minues i demokracisë dhe i korruptuar.
E këtë e dëshmoi drejtësia amerikane dhe, shumë shpejt do ta dëshmojë dhe ajo shqiptare.