Me çfarë u dëgjua në Asamblenë e PS-së, jemi në zgrip të shpërbërjes së institucioneve

Nga Enriketa Papa

“Europa mund te jape miliarda, por miliardat s’vlejne asgje ne Shqiperi pa krijuar institucionet. Diku mes nesh eshte diktatori i neserm. Diktatura behet, po nuk ndertuam institucionet.” – Fjale qe Prec Zogaj ia ve Neritan Cekes, pas nenshkrimit te marreveshjes se 9 Marsit 1997, per krijimin e qeverise se Pajtimit Kombetar, drejtuar Lamberto Dinit, Ministrit te Jashtem te Italise qe vizitoi Shqiperine ato dite te nxehta marsi.

Me cfare u degjua dhe u pa sot nga Asambleja e PS, jemi ne zgrip te zhberjes se institucioneve dhe kultures politike institucionale ne Shqiperi. PS eshte nje makineri elektorale qe kerkon te sundoje mbi institucionet dhe vete opoziten. Yesmen & yeswomen socialiste ndihen te plotfuqishem te shkaterrojne dhe ato pak institucione te pavarura, si SPAK, GJKKO, KLGK, KLP, Kontrolli i Larte i Shtetit, Avokati i Popullit, media, deri marrjen e +94 mandateve ne parlament me 2025.
Nderkohe pengesa kryesore per pengimin e planeve te Rames, opozita eshte e hallakatur ne vorbullen e copezimeve politike dhe perpjekjes per te krijuar nje pol te trete politik.
Emergjente sot eshte qe te gjithe perfaqesuesit e opozites te mos hallakaten, kush e kush me copezat e veta, por te mblidhen pa perjashtim, majtas, djathtas, ne nje tavoline te perbashket, per te nxjerre alternativen perballe makinerise elektorale te Rames. Nese vihen kushte, per X apo Y person, do te jete e padobishme, pasi kodi zgjedhor ua zhben votat shperndara dhe ua hedh te kova e PS. Rama nuk iken me nga pushteti. Eshte e pamundur!

Te kuptuarit e rrezikut qe fjala e Rames shpalosi sot, duke u permendur demokrateve 1997, eshte domosdoshmeri per ata perfaqesues te se djathtes, qe duhet te ulen dhe te flasin. T’i lene akuzat dhe apologjirat respektive. E keqja me e madhe sot eshte Rama. Per te hequr Ramen, nuk ka luks per te vene kushte. Secili ne pozicionet e veta dhe perfaqesuesit te mblidhen, per te gjetur modalitetet e bashkepunimit kundra PS.
Me 2025 do jete vone!

Exit mobile version