Mbledhja e senatit në Universitetin e Korçës ku të pranishëm ishin studentët dhe rektori i universitetit Ali Jashari është zhvilluar mes tensionesh.
Diskutimi nuk ka shkuar ashtu siç priste rektori, pasi studentët kanë braktisur mnledhjen. Burime për ‘Fax Neës’ bëjnë me dije se jashtë kamerave ata kanë deklaruar se nuk ka dialog dhe se protesta do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave.
“Rektori u tall me ne, s’ka dialog, do vijojmë protestën”, kanë thënë ata. Ndërsa njëra nga studentet e ka ndërprerë rektorin.
“Ju lutem, më duket vetja si tek opinioni me Ramën i cili bën monolog”, ka thënë ajo. Ndërkohë që studentët lënë mbledhjen njëri pas tjetrit, rektori thotë “S’ka problem”.
“jemi këtu për të folur hapur dhe troç me njëri-tjetrin. Kërkesat e studentëve lidhen me ato që janë parashtruar në protestën e madhe. Ata që kanë përgjegjësi për zgjidhjen e tyre jemi ne. Problemi më i rëndë është tarifa. Ne nuk e kemi përfilllur dhe zbatuar tarifën e vendosur nga VKM. Tarifa e shkollimit nga 2014 është 24 mijë lekë të reja. Janë përjashtuar nga tarifa 353 studente dhe kanë përfituar burse 600 studente”, tha rektori.
Por kur rektori bënte këto balance studentët kanë ndërhyrë dhe kanë thënë se kërkojnë të flasin për kërkesat dhe jo për bilancin vjetor të universitetit.