Mogerini kundërshton krijimin e ushtrisë së Kosovës

Pas formimit të ushtrisë së Kosovës ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë për Kalxo.com se BE-ja do të mbajë qëndrimin e njëjtë sikurse NATO-j karshi kësaj ushtrie.
“Kuvendi i Kosovës miratoi sot një legjislacion mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ashtu si NATO, Bashkimi Evropian vazhdon të ndajë qëndrimin se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe gradual në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Bashkimi Evropian pret që Kosova të vazhdojë të mbajë detyrimet e saj sipas marrëveshjes së parë të përfunduar në Bruksel në prill 2013 dhe aranzhimet e saj të sigurisë”, ka thënë Kocijançiq.
Kosova pas 10 vitesh pavarësi ka formuar ushtrinë e saj. Ky vendim është marrë sot në Kuvendin e Kosovës me vota unanime nga ana e deputetëve.
Reagimi i menjëhershëm ka qenë nga ana e NATO-s të cilët shprehën keqardhje për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Exit mobile version