Me masë sigurie, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ja kush e shoqëron

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK nën shoqërinë e vajzës së saj.

 

E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi u shpreh se është paraqitur për të marrë dosjen për ditën e nesërme, ku edhe parashikohet të zhvillohet seanca në Apel për masën e sigurisë ndaj saj dhe ish bashkëshortit, Ilir Meta.

Kujtojmë që Monika Kryemadhi po hetohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje pasurie nën masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa ish bashkëshorti i saj, Ilir Meta ndodhet në burg për të njëjtat akuza.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me një biznesmen, në emër të të cilit është marrë përsipër ndryshimi i një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

Exit mobile version