Më pak se 25 minuta ushtrime në ditë mund ta parandalojnë kancerin

Një studim i ri ka zbuluar se më pak se 25 minuta ushtrime në ditë mund të jenë sekreti për parandalimin e kancerit.

Hulumtuesit e Shoqatës Amerikane të Kancerit kanë zbuluar se dy orë e gjysmë ushtrime në javë mund ta zvogëlojnë rrezikun e shtatë formave të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, zorrës dhe veshkave.

Për këtë studim, shkencëtarët i analizuar të dhënat e 750 mijë personave, duke ua matur aktivitetin fizik.

Pastaj, ekipi hulumtues i ka përcjell ata për të parë nëse kanë zhvilluar ndonjë formë të sëmundjes.

Rezultatet kishin treguar se rreziku i 7 nga 15 lloje të kancerit që i kishin studiuar ishte zvogëluar drastikisht kur njerëzit kishin ushtruar të paktën 2 orë e gjysmë në javë.

Ata të cilët kanë ushtruar më shumë se 25 minuta në ditë kanë pasur zvogëlim edhe më të madh të rrezikut të zhvillimit të kancerit. Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “Journal of Clinical Oncology”.

Exit mobile version