Udhëtimet e gjata, qofshin ato me avion, tren apo autobus, mund të jenë goxha të parehatshme
Sado që të jeni shtatshkurtër, është e vështirë “t’i paketoni gjërat e domosdoshme për udhëtim” në ulëse dhe në të njëjtin pozicion t’i kaloni orë të tëra.
Pasojat negative janë të shumta – këmbët ju ënjten, ju shtrembërohet kurrizi, ju kapin ngërçet…
Dhe derisa sot prodhohen vegla të llojllojshme të cilat do të duhej të na bënin udhëtimin sa më të lehtë dhe sa më të rehatshëm, ekziston një truk shumë i lehtë i cili ndikon sigurt.
Në valixhen e dorës gjithmonë merrni një top tenisi. Kjo rekuizitë sportive do t’ju ndihmojë ta zbusni dhembjen, të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe të zbusni shtangien e trupit…
Si vepron? “Me rrotullimin” e topit të tenisit pranë trupit do t’i lironi muskujt e shtangur dhe do të nxisni qarkullimin e gjakut.
Është praktike. Fjala është për vetëmasazh kulmor në lëvizje. Më së shumti kujdes kushtoni nyjave, këmbëve, pjesëve të sipërme të shpinës dhe supeve – ato janë zona të cilat më së shumti “pësojnë” gjatë udhëtimit.
Shtypeni lehtësisht topin në secilën prej këtyre pjesëve të trupit dhe “rrotullojeni”. Aty ku keni ndier që keni gunga të vogla, shtypeni pak më shumë në mënyrë që t’i zhdukni.
Nëse edhe pas shpjegimit si ndikon ky truk, ju dukete pakuptimtë, ju këshillojmë që megjithatë ta provoni. Nuk do të pendoheni.