Në një postim në rrjetin e tij facebook, inxhinieri i njohur Azmer Duleviç shprehet i keqardhur se ku është katandisur Rithemelimi i Berishës me Departamentin e Energjisë.
Duleviç shkruan se “njerëz që kanë qenë zëvendësministra në kohën e PD kur humbjet në rrjet ishin mbi 45%, ku dritat nuk paguheshin, njerëz që kanë qenë drejtora, njerëz që kanë marrë tendera, janë fytyra e këtij departamenti”.
“Z. Eno Bozdo është inxhinier tekstilesh (rrobaqepës), e kuptoni tani se përse nuk i bashkohet njeri këtyre? E kuptoni që nuk kanë program? E kuptoni që janë po të njëjtët njerëz që i mbushën xhepat nga lejet e hidrocentraleve private? Këta do marrin vota? Seriozisht e keni?” – përfundon ai.