Media belge: Vila ngjitur me Romanën u ble dy herë më lirë

Gazeta belge “La Derniere Heure” i ka kushtuar një artikull të gjatë skandalit të blerjes së një vile me vlerë 1.6 milionë euro nga ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.
Artikulli i plotë i gazetës “La Dérniere heure”.
***
Një vilë shumë e bukur e tepër e shtrenjtë për ambasadoren e BE

Për të favorizuar kandidaturën e aderimit të Shqipërisë, Bashkimi Europian ka emëruar një ambasador në Tiranë. Që prej vitit 2014 pozicioni është zënë nga kroatja Romana Vlahutin.
Në Bruksel kroatja 50-vjeçare është në qendër të një pyetjeje: si është realizuar blerja e ambasadës së re (me pishinë) të Bashkimit Europian që do të jetë në lagjen më të bukur të Tiranës, në lartësitë e Rolling Hills. Vila prej 345 m2 ka kushtuar 1,65 milionë euro nga kontributet e europianëve.
Jo keq – thuhet në Tiranë – sa kohë vila ngjitur 2 herë më e madhe ka kushtuar 2 herë më lirë: 825.000 euro për 600 m2.
Çmimi për ambasadën është 4780 €/m2 ndaj 1375 €/m2 për pronën ngjitur.
Në një kohë kur Shqipëria është akuzuar gjerësisht për mbyllje sysh ndaj korrupsionit, pro europianët shqiptarë janë të parët që shqetësohen mbi zgjedhjen e Brukselit dhe ambasadoren e tij, për këtë pronë të bukur që mesa duket kushton 3,5 herë më shtrenjtë.
Që prej 27 janarit, zëdhënësja e Bashkimit Europian ka pohuar që vila në kodrat e Tiranës ishte marrëveshja më e mirë (le best deal), zgjedhja më e mirë duke ofruar raportin më të mirë cilësi/çmim. Nëse ambasadorja do të mund të na sqaronte, është një çështje që ajo nuk e ka drejtuar në asnjë prej 11 intervistave të saj të fundit në shtypin shqiptar.
Romana Vlahutin a do t’i përgjigjet ajo Presidentit të Komisionit të Kontrollit Buxhetor, gjermanes Ingeborg Grassle që parashtron 11 pyetjet e saj:
Shifrat prej 1.649.000 euro për 345 m2 (që i bie 4.780 €/m2) janë ekzakte?
Nëse po, përse kaq shtrenjtë në një kohë që çmimi mesatar i një rezidence në Rolling Hills është 1.000 deri 2.000 €/m2?
Përse e ka blerë këtë vilë dhe nuk e ka marrë me qira ose nuk e ka blerë më lirë?
A ka patur oferta tenderimi? Nëse po, sa?[…]
Kush ishte ngarkuar me negociatat?
A ka një hetim të OLAF (Shërbimi Antimashtrim i BE)?
Shërbimi për Veprimin e Jashtëm të Bashkimit Europian a është informuar për praninë e anëtarëve të qeverisë shqiptare (apo të afërmve të tyre), të cilët punojnë për delegacionin e BE-së?
Dhe 4 të tjera.
Përgjigjet ishin shpresëdhënëse në fund të shkurtit: jemi ende duke pritur.
Burime të brendshme në Bruksel shpjegojnë që blerja e vilës është vendosur pasi një analizë ka treguar në terma që BE do të gjente diçka aty.
Cila analizë? A mund ta konsultojmë? Dhe është akoma një perde: një zëdhënës është përgjigjur se jo, “dokumentet që kanë shërbyer për negociatat dhe blerjen (e vilës) nuk janë bërë publike”.

Përse ky sekret?

“Në 11 intervistat e saj në shtypin shqiptar, ambasadorja Vlahutin nuk përmend në asnjë moment korrupsionin dhe trafikun e drogës në këtë vend. Është e habitshme. Jo më vonë se të premten e kaluar Italia ka denoncuar se prodhimi i kanabisit në këtë vend të ndodhur në portat e Europës ishte trefishuar në 3 vjet”. Për deputeten europiane Doris Pack, “do të ishte e turpshme ideja që informacionet (që i përkasin vilës së ambasadores Vlahutin) të ishin të sakta.[…] Ky do të ishte një turp për mbarë Bashkimin Europian”.
Siglimi “RV” i Romana Vlahutin figuron në çdo nga 10 fletët e aktit të blerjes së vilës e noterizuar më 27 shkurt 2015, ashtu sikurse edhe firma e ambasadores në fund të këtij dokumenti.

Exit mobile version