Media italiane pasqyron revoltën në Parlament: “Miell, vezë dhe televizorë kundër Ramës”

Ngjarjet e ditës së djeshme në Parlamentin shqiptar janë pasqyruar dhe nga mediat italiane. Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” ka përcjell pamje nga parlamenti shqiptar nën titullin
“Kaos në parlamentin shqiptar. Miell, vezë dhe televizorë janë hedhur kundër kryeministrit”, shkruan “Corriere della Sera”.
Përleshja në Parlament mes deputetëve të opozitës dhe anëtarëve të qeverisë ndodhi për shkak të mbajtjes në burg të 11 kuksianëve pse protestuan ën Rrugën e Kombit. Rama dhe ministrant e tioj u qëlluan me miell, vezë e sende të tjera, ndërsa në mbrojtje të tyre ka ndërhyrë Garda për të mbrojtur Ramën. Rama është qëlluar me një shishe uji. Ruçi ka ndërprerë menjëherë seancën.
Në drejtim të Ramës i është hedhur pluhur i bardhë mbi kokë nga deputeti i PD Flamur Noka, teksa ndiqte i ngrysur bllokimin e foltores së Kuvendit nga kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe deputetët e tij.
Rojet e sigurisë kanë vrapuar t’i dalin para kryeministrit për ta mbrojtur, por nuk ka qenë e mundur.
Rama u mbulua nga pluhuri i bardhë bashkë me Zv.Kryeministren Senida Mesi dhe me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Exit mobile version