Hidhet Shorti i Champions, përballja e madhe Bayern Munich – Real Madrid

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i cili përcaktoi dy takimet gjysmëfinale të UEFA Champions League.
Kampionët në fuqi të Realit të Madrid-it, do të masin forcat me gjermanët e Bayern Munich. përpara se të kalojnë në finalen e 26 majit, e cila këtë vit do zhvillohet në Kiev.
Finalistja tjetër do të dalë nga dueli Liverpool-Roma, me “The Reds” që vijnë në këtë takim pas fitores në derbin anglez me Manchester City-n, ndërsa italianët surprizuan Barcelonën.
Ndeshjet e para do të luhen të martën e 24 prillit dhe të mërkurën e 25 prillit, ndërsa ato të kthimit më 1 dhe 2 maj. Rrugëtimi drejt finales së Kievit, edhe në Champions ka mbërritur në distancën më të shkurtër, aty ku nuk lejohet asnjë gabim për ata që duan të rrëzojnë nga froni madrilenët e Realit, apo edhe për këta të fundit nëse duan të fitojnë titullin e tretë radhazi.
Finalja e madhe, mes fituesit të çiftit të parë dhe fituesit të çiftit të dytë, do të luhet të shtunën e 26 majit, në stadiumin “NSC Olimpiyskyi” të Kievit, në Ukrainë, ku kryebashkiak është një emër i njohur botëror, ish-boksieri Vitaly Klitschko.

Europa League, sfida të forta në gjysmëfinale
Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i cili përcaktoi dy takimet gjysmëfinale të Europa League.
Goglat u treguan të pamëshirshme për austriakët e RB Salzburg që “peshkuan” francezët e Marseille.
Francezët pritet të jenë favorit në këtë përballje, dhe për të arritur në finale i duhet që të bëjnë mirë në takimin e parë të cilin e luajnë në shtëpi.
Kryesfida e kësaj faze është padyshim është Arsenal-Atletico Madrid që i duhet të “heqin” dorë para kohe nga finalja që këtë vit zhvillohet në Lyon më 16 maj.
Takimi i parë mes spanjollëve dhe anglezëve do të zhvillohet në “Emirates” ndërsa ai i kthimit një javë më pas në “Wanda Metropolitan”.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 26 prill dhe ato te kthimit më 3 maj.

Exit mobile version