Mediu: Fillimi i ndryshimit të madh për largimin e Ramës

 

“Ky është fillimi i ndryshimit të madh, për largimin e kësaj qeverie”. Kështu u shpreh kryetari i PR, Fatmir Mediu nga protesta e opozitës përpara Kryeministrisë. “Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër si Edi Rama. Ne e bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s, por sot kemi mbyllur çdo rrugë të të ardhmes tonë për shkak të kësaj qeverie. A mund ta ulim kokën ne përballë përgjegjësisë që kemi për fëmijët, familjet tona, përballë vendit tonë, përballë kombit tonë. Ne si shqiptarët duhet ta mbajmë kokën lart dhe duhet të ndryshojmë, duke hedhur poshtë këtë të keqe që ka zaptuar vendin. Ky është fillimi i ndryshimit të madh, për largimin e kësaj qeverie”, u shpreh Mediu.

Exit mobile version