Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi tha dje se shqiptarët po ikin jo sepse kanë mbetur pa bukë, por sepse i ka ikur shpresa. “Do të rezistojmë sot sa kohë që kemi forca të mjaftueshme për tiu kundërvënë kësaj të keqe. Ju ftojmë të rezistoni jo për ne, por për veten tuaj. Të rrimë këtu. Nuk është intelektual ai që rri tek ballkoni i Shqipërisë, nuk mjafton të kuptosh, por dhe të luftosh. Kjo është rrugë e lodhshme, por vetëm këtë rrugë kemi. Ju ftojmë të vazhdojmë luftën”.