Mesazhi i 21-vjeçarit për Berishën: Na ndihmoni

Një i ri 21-veçar, i prekur nga sëmundja e hemofilisë ka dëshmuar përmes një mesazhi të denoncuar pranë ish-Kryeministrit Berisha se si po lihet në mëshirë të fatit me moskurimin e sëmundjes së tij për shkak të mungesës së ilaçit, por nga ana tjetër po privohet edhe nga frekuentimi rregullisht i shkollës.
“Përshëndetje, miku im. Të gjithë po kalojnë shumë kohë të vështira, dhe dy problemet e mia do ju lutesha me zemër t’i transmetonit. Jam 21 vjeç, invalid me diagnozë hemofilia, sëmundja e mosmpiksjes së gjakut. Medikamenti vjen pakicë gjithmonë pasi tenderi vidhet nga Beqaj dhe miqtë e tij. Mungesa e këtij medikamenti më privoi frekuentimin rregullisht të shkollës. 40% të pacientëve janë invalidizuar nga mungesa e këtij medikamenti. Tenderët e këtij medikamenti nuk janë kurrë transparentë. Sikur të mos mjaftonte mungesa e këtij medikamenti, reforma në arsim e bërë nga Edvin Kristaq Rama dhe Lindita Nikolla ka dy vjet që nuk më lejon të filloj universitetin. Çfarë janë këto reforma që përshkallëzojnë dhe ulin mesataren? Çfarë është ky ligj që detyron maturantët drejt klientelës private të Edi Ramës dhe Lindita Nikollës? Sepse me qëllim mbyllin dyert e universiteteve për të varfërit. Çfarë është ky kryeministër dhe kjo ministre që universitetin e kthen në klientelë, kurse vetë jetojnë në vila luksoze dhe ne na lënë pa shkollë dhe i heqin të drejtën e arsimit një njeriu si unë, që jam zvarritur me dhembje nga morfinat për të mos ngelur pa arsim dhe në fund Rilindja më la pa universitet? Në kohën tuaj unë do të isha në universitet pasi ju vlerësonit pasionin e nxënësve se sa notat, por ju kishin përcaktuar edhe kuota të veçanta për njerëzit me aftësi të veçanta. Ju lutem, jam i pamundur për të ardhur në protestë për të shporrur këtë rilindje dhe ndrikullën e arsimit. Jam i pamundur si pasojë e shëndetit ndaj ju lutem ta transmetoni këtë sms në çadrën e lirisë. Ju lutem ndihmoni popullin dhe mua, për zgjedhje të lira, shfuqizim i ligjit për arsimin e lartë që mbylli dyert e universiteteve për ne. Uroj më të mirën!”.

Exit mobile version