Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Ramës për shkarkimin në Parlament. I pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama, i cili tha se, populli shqiptar ka dënuar me votë Ilir Metën dhe se këtë vendim do e ekzekutojë dhe në Parlament, presidenti iu përgjigj:
“Asnjë përgjigje për shashkat për të cilat duan të largojnë vëmendjen tuaj për 83 mijë votat e pavlefshme sepse nuk ka statistikë në botë që të justifikojë këtë pavlefshmëri rekord, ndërkohë që e dini që diferenca do të ishte e ngushtë. Mund të lëvizin shumë mandate. Po po të ishte kështu, Meta kishte ikur në 100 herë, por unë mbaj fjalën. Mbani vëmendjen te kjo gjë, 83 mijë fletë të pavlefshme. Ilir Meta nuk ka kandiduar në këto zgjedhje dhe as nuk ka sugjeruar asnjë parti. Tani mos e mbani mendjen te dorëheqjet dhe largimet”.