Meta ironizon Ramën me një video: Një dekoratë “Heroit të votave socialiste”!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur qytetarët shqiptarë që iu larguan dje, konfrontimit dhe dhunës. Por, Meta nuk ka ngurruar aspak të ironizojë votimin socialist të organizuar nga Kryeministri Edi Rama: “Tani më duhet “të shpik’ një dekoratë të re”, shkruan Meta ndër të tjera, ndërkohë që shton edhe një video, si dëshmi e zgjedhjeve farsë, ku votohet kolektivisht dhe me nëntekst të qartë.

Presidenti shkruan: “Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.

Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.

Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”. Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video”.

Exit mobile version