Rekordi i vjedhjes së votave është rregjistruar në Urën Vajgurore ku kandidatja e Ramës edhe pse e vetme ka marrë 2 mijë vota më shumë se sa votiues.
Nuk kanë të mbaruar skandalet me procesin e votimeve në vendin tonë, ndërsa një prej kandidatëve të bashkisë ka marrë më shumë vota se totali i qytetarëve që kanë marrë pjesë në zgjedhje.
Bëhet fjalë për Juliana Memën, e cila kandidonte për një mandate të dytë në Bashkinë e Urës Vajgurore, e cila nga rezultatet e KQZ-së, kur është mbyllur procesi i numërimit kishte marrë 7,666, ndërkohë që po nga të dhënat e KQZ-së pjesë në zgjedhje kanë qenë 5900.
Se kush i shtoi rreth 2 mijë fletë votimi në kutitë e votimit pas orës 19:00 të ditës së djeshme kjo mbetet për t’u parë, mbase dhe në Bashkinë modeste të Urës Vajgurore mund të ketë pasur përfaqësues të OSBE-Ohdir.