Mijëra qytetarë rrethojnë bandën kriminale në Shkodër

Mijëra qytetarë kanë rrethuar Prefekturën në Shkodër duke protestuar kundër bandës kriminale në pushtet.

Ish-deputi Romeo Gurakuqi ka thekuar në nisje të protestës se, gjithçka po ndodh është e jashtëligjshme. Duke njohur kështu si legjitime vetëm datën e zgjedhjeve të dekretuar nga ana e Presidentit të Republikës.

“Komunteti i Shkodrës njeh vetëm zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës, madje dhe unë kam bërë thirrje sistematike për këtë gjë. E gjithë kjo është e pandershme dhe e pa tolerueshme sidomos pas skandalit që ndodhi me kryetarin e Partisë Socialiste”, tha Gurakuqi për FaxNews.

Ndërkaq i pyetur nëse ka mundësi të përsëritet një 2 prill i mundshëm, Gurakuqi ka theksuar se PD mbështetet vetëm në vlerat e vërteta të demokracisë.

“PD është një parti e cila ka për qëllim të ndjek gjithë rregullat e deemokracisë. Ne jemi në pritje të zhvilimeve, patjetër që komuniteti shkodran do të jetë i lirë në zgjedhjen e kryetarit të ri. Ne e pamë shumë mirë që të gjithë shkodranët e braktisën gjithë këtë farsë”.

Si fillim protestuesit janë mbledhur përpara Prefekturës aty ku mendohej se do të bëhej konstituimi i këshillit bashkiak, por sipas tyre protestuesit do të lëvizin.

Në orën 11:00 pritet që të konstituohet këshilli bashkiak i Shkodrës. Sot duhet të merrte detyrën edhe kryebashkiaku i ri, por për shkak të denoncimeve nga PD, Valdrin Pjetri ka dhënë dorëheqjen nga mandati i kryetarit të bashkisë.

Ora 10:25- PD protestë kundër konstituimit 

Nga ana tjetër mbështetës të opozitës janë mbledhur përpara prefekturës, nga ku do të nisë edhe një marshim proteste drejt vendit ku pritet të bëhet konstituimi.

Ora 9:45 Në hyrje të Bibliotekës ka prezencë të shtuar të forcave të policisë.

Ora 9:00 Ndryshon vendi i ceremonisë së konstituimit

Ndryshon vendi për konstituimin e këshillit bashkiak Shkodër. Organizatorët kanë menduar që ceremonia të zhvillohet nga ambientet e Bibliotekës së Universitetit. Kjo vjen pasi PD ka paralajmëruar një protestë përpara Rektoratit, vendit që ishte planifikuar në fillim.

Tre pikat e rendit të ditës-Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen  e përfaqësuesve të këshillit të bashkië në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

Por në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.

PD kundër konstituimit-Ndërkohë PD nuk e pranon konstituimin e një këshilli që sipas saj është ilegjitim. Sipas PD Shkodër konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, aq më tepër në ambientet e Rektoratit është një provokim, pasi në të njëjtin vend u vranë 30 vjet më parë 4 dëshmorë të demokracisë.

auto Screenshot 11566204024

Exit mobile version